Sondazhet, orakujt e opinionit në zgjedhje

13/07/2015 00:00

Ardiana Toska – Ç’mendon populli? Kjo pyetje është po aq e vjetër sa politika, e për pasojë, edhe me hershme se demokracia. Ky ekuacion i thjeshtë ështe edhe në origjinën e sondazhit, i cili i sjell një përgjigje teknike konkrete nevojës per të njohuropinionin e qytetarëve.

Amerikani Georges Gallup, themelues institutit të parë të sondazheve, në vitin 1936 pati idenë gjeniale të aplikonte mbi opinionin principin statistikor të “kampionit” që mundësonfotografinë e mendimit të 1000 individëvenë një moment te caktuar,duke prodhuar një shifër të vlefshme për të gjithë popullsinë.

Shpeshherë, për të kuptuar këtë teknikë përdoret shprehja metaforike “nuk ka nevojë të mbarosh gjithë pjatën për të ditur si është gjella, mjafton një lugë”. Forca e kësaj teknike “profete e opinionit publik”konsiston në shprehjen shifrore të këtij opinion, e një numër është një informacion lehtësisht si i transmetueshëm, ashtu edhe i asimilueshem. Matja statistikore e përçon këtë opinion më mirë se çdo peticion,tubim, manifestim që sigurisht nuk u ka munguar shesheve.

Ka shumë tipe sondazhesh, pordo të përpiqem të fokusohem në praktikën e sondazheve në periudha elektorale. Duhet të kujtojmë gjithashtu një fakt të pakundërshtueshëm: sondazhi është një produkt i shoqërisë demokratike.

Tre janë kriteret e demokracisë, të cituara që prej Greqisë së lashtë: mungesa e tiranisë; numri, pra mundësia e secilit per të dhënë mendimin e tij; dhe debati. Sondazhet deri më sot plotësojnë kriterin e numrit.

Në periudha zgjedhjesh, në shoqëritë demokratike, tundimi për të konsultuar qytetarët mbi preferencat elektorale është tepër i fortë. Kjo gjë ndodhi tek ne, edhe gjatë kësaj fushate elektorale,ku mediat -gazeta, portale online etj – nëpërmjet nënshkrimit tëkontratave me institute sondazhi, pasqyruan rregullisht potencialin elektoral të kandidatëve. Kritikat dhe indinjatat ndaj publikimit të sondazhevenuk vonuan të vinin,si nga partitë politike, ashtu edhe nga kandidatët e pavarur,duke i konsideruar sondazhet “aspak të verteta”, ose “për të çoroditur qytetarët”. Mediatpaten një përgjigj: Refuzimi i sondazheve është “deficit demokratik” dhe se “qytetarët kanë dëshirë të japin opinionin e tyre”, një përgjigje konform principeve demokratike.

Në fakt, liderët politikë, kandidatët, gazetarët, opinionistëtdhe sidomos mediat, manifestojnë kaq varësi ndaj sondazheve sa të krijohet pershtypja se profecia e këtyre të fundit për garën elektorale miratohet nga e gjithë shoqeria. Mbrëmjet televizive elektorale janë meshat më me zë dhe opinioni i matur nga sondazhetluan rolin e korit në teatrin antik: zëri që komenton aksionin politik.Interaksionet e sondazheve me të gjithë këta aktorë janë të shumta dhe kritikat ndaj tyre të vazhdueshme.

Vërejtja e parë drejtuar sondazheve konsiston në faktin se atoorientojnërezultatet e zgjedhjeve. Si çdo informacion që vjen nga mediat, edhe rezultatet e sondazheve nuk perceptohen me neutralitet, por me pritshmëri, e cila nuk është pa pasoja për mënyren se si votuesit do t’i interpretojnë të dhënat. Efektet më të cituara të sondazheve mbi votuesit janë: i pari, i quajtur efekti “bandwagon” ose efekti “ortek”, ku elektorati ndjek opinionin e shumicës, votuesit radhiten në krah të kandidatit të paraqitur si fitues, duke e forcuar më shumë tendencën e tij mazhoritare. I dyti, efekti “underdog” ose “boomerang”, që nxit një qëndrim të kundërt me të parin: zgjedhësit e pavendosur, madje edhe ata që nuk mendonin të votonin, vrapojnë në ndihmë te humbësit të paralajmëruar, për të përmbysur tendencën.Intensiteti i këtyre efekteve dukej i vakët në zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri.
Baza elektorale e partive, sipas analizave te deritanishme, ka qenë e qëndrueshme, nuk ka pasur lëvizje domethënëse.Kritikohet gjithashtu “sindroma e matjes”, sipas së cilës, qytetarët në vend që të lexojnë programet (nëse ka programe) lexojnë shifrat. Grafikët e sondazhit i japin rëndësi përfundimit, kush do të jetë fituesi e humbësi, duke eklipsuar dimensionin ekonomik dhe social të programeve.
Gjithashtu, profecia e sondazheve që ritmon fushatën elektorale dhe magjia e perqindjeve u jep legjitimitet kandidatëve të privilegjuar nga“kampioni” i qytetarëve të pyetur. Madje, formulimi i disa titujvembi sondazhet duket sikur vulos rezultatin e zgjedhjeve, si një e vërtetë e pakundershtueshme,e ngjashme me atë të “Toka rrotullohet rreth Diellit”.

Pretendimit të mediave porositëse të sondazheve se, kjo është pjesë e misionit për të informuar publikun, i kundërvihen dy arsye më pak të “mira”. E para, e vërtetë që me anë të sondazheve mediat u japin fjalënqytetarëve, por ato bëjnë gjithashtu të flitet për to.Sondazhet që publikojnërimerren nga media të tjera, brenda dhe jashtë vendit, duke cituar burimin, pra median respektive dhe emrin e institutit të sondazhit. Një publicitet i paneglizhueshëm për mediat porositëse dhe atë që kryen sondazhin. E dyta , sondazhet “krijojnë lajmin”, gazetari nuk ka nevojë të zhvendoset në terren dhe shifrat i japin fjalës gazetareske një “varak shkencor” dhe legjitimitet ndaj pushtetit politik dhe qytetarëve. Ne këtë kuadër, pushteti i medias nuk ështe as i neglizhueshëm dhe as pafajshëm, sepse interpretimi i sondazheve mund të marrë ngjyrime politike, sidomos kur presioni i politikës ndaj medias, si nga pozita,edhe nga opozita, është shumë i fortë.

Aftesitë predikuese të sondazheve nuk janë të pakonsiderueshme edhe për kandidatët.Në periudhë elektorale sondazhet krahasohen me një drogë apo karburant që të ndihmon të rezistosh.Madje, Presidenti francez François Miterrand, kandidatpër herë të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1988, porosiste një sondazh në ditë pranë institutin me të cilin bashkëpunonteekipi e tij i fushatës. Të shtojmë pastajfenomenin “best-seller”, qëfunksionon edhe në politikë. Trajtimi mediatik i kandidatit që “ka shance” dhe atij “sa për formë” nuk është i njëjtë. Kandidatët në rritje përfitojnë aqshumë në imazh,sa personat që në sondazh përgjigjen pa u menduar gjatë,kanë tendencë të prononcohen në favor të kandidatit në ngjitje në momentin e sondazhit. Kështu, sondazhi mbivlerëson mbështetjen elektorale të kandidatit në ngritje.
Po ashtu, sondazhet perdoren si “armë” politike nga kandidatët. Sot nuk është politikisht e mjaftueshme të thuash që kandidati u zgjodh në bazë të një programi, sepse rrallë votohet duke njohur programet në detaje. Për të forcuar legjitimitetin e tyre kandidatët mbështeten tek opinion, qëmobilizohet në menyrë“performante”nga të dhënat esondazheve, që kanë reputacionin e objektivitetit.

Megjithë këto kritika për rrezikun e sondazheve, fakt është se suksesi i këtyre orakujve nuk është në rënie. Atëherë, cili duhet të jetë funksioni i tyre në sistemin demokratik, në menyrë që principet bazë të demokracisësi populli sovran, liria e opinionit, e informacionit, të mbrohen madje edhe të forcohen nga prania e sondazheve mbi garën elektorale?

Një pjesë e kritikëve e kanë të vështirë ta pranojnë pa rrudhur vetullatse, sondazhet kontribuojnënë transparencën e procesit demokratik, por le të përpiqemi t’u japim vendin e tyre,pa i kosideruar si alfa dhe omega e zgjedhjeve.

-Sondazhi është një pamje e pjesshme e opinionit dhe jovetëopinioni. Pierre Giacometti, drejtor i institutit të sondazhit IPSOS në Francë, thekson: “Kampioni i sondazhit duket sikurngjan më një maket avioni,qëkur e shohim kemi pêrshtypjen se kemi parë një avion tëvërtetë”. Por ndryshe nga maketi,“kampioni” i individëve tanë nuk ështe kaq perfekt, për arsyen e thjeshtë se ne konfrontohemi me një dimension social. Shpeshherë njerëzit refuzojnë të përgjigjen ose përgjigjen shpejt e shpejt, nuk kanë kohë etj. Sondazhet pasqyrojne opinionin e atyre individëve që pranojnë të marrin pjesë në pyetësor.

-Sondazhi është një mjet informacioni dhe si i tillë nuk duhet konsideruar si i pagabueshëm.Veçse një muaj më parë, në zgjedhjet legjislative të 8 majit2015 neAngli, fitorja triumfale e David Cameron hodhi poshte çdo profeci elektorale të institutit me të madh të sondazhit Yougov, i cili me gjysëm zëri, duke iu marrë goja, bëri një “mea culpa” të vakët: Ju kërkojmë ndjesë për performancën tonë të keqe. Kemi nevojë të kuptojmë shkaqet”. Sigurisht që gabimet i përkisnin metodës së sondazhit dhe jo mosnjohjes së realitetit politik e sociologjik nga gazetarët dhe opinionistët politikë.

-Nuk duhet ngatërruar opinioni me “vullnetin” politik të popullit. Kur një popull kërkon diçka ai nuk mjaftohet duke dhënë opinione, por vepron më anë të shoqatave, manifestimeve, grevave, peticioneve.

-Sondazhi nuk është votë, ai kontribuon për tërritur përgjegjësinë individuale të zgjedhësit. Sot nuk votohet qorrazi,votohet duke ditur se cilin raport forcash do të influencosh.

-Shifrat e publikuara nga sondazhet kanë interes të kufizuar.Duhet që sociologët, gazetarët, opinionistët të shpjegojnë koherencën e shifrave, thyerjet dhe evolucionet e shprehura prej tyre në një etike profesionale strikte.

-Sondazhet me profecitë e tyre nuk i bëjnë zgjedhjet dhe loja elektorale mbetet e hapur deri në fund.Në sferën demokratike tëkomunikimit ato duhenkonsideruar me shumë si element informacioni, sesa si argument autoriteti.

Në përfundim mund të themi se, megjithë të metat e tij, sondazhi mbetet një element stabëlshoqërues i fushatave elektorale, zëdhënës i opinionit.Nëse mendojmë se demokracia është edhe pjesemarrje, se debati shoqëror duhet të vazhdojë, atëherë sondazhet kanë plotësisht vendin e tyre, si edhe mediat, shoqatat, partitë politike etj. Por ky produkt i gatshëm nuk shitet me një libër udhëzues kritik dhe kjo detyron secilin prej nesh të jetë i kujdesshëm në leximin dhe interpretimin einformacionit të dhënë prej tij.Gjithashtu, duke parë influencën në rritje tësondazheve në hapësirën demokratike, për të mbrojtur sinqeritetin e debatit politik, shtetiduhet të krijojë kuadrin ligjor ose një autoritet të pavarur si komision vrojtues, me të drejtë sanksioni, të përbërë ngapersonalitete të fushës politike, juridike, statistikes,e qëkontrollon transparencën dhe bën observime mbi karakterin metodologjik të sondazheve. Sepse kur teknika matëse, d.m.th.sondazhi nuk e kryen rolin demokratik, pasojat nuk bien mbi të por mbi vetë demokracinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA