PSG-Manchester United, pritet shkëmbimi Cavani-Di Maria

13/07/2015 00:00

Pas kalimit të Raheem Sterling nga Liverpool te Manchester City, merkatoja e transferimeve po përgatitet për një tjetër lajm të bujshëm; shkëmbimi i mundshëm mes Edinson Cavani dhe Di Maria.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian”, sipas së cilës, sulmuesi uruguajan i Paris Saint Germain konsiderohet nga Louis Van Gaal si futbollisti ideal për të zëvendësuar Robin van Persie, të larguar në drejtim të skuadrës Fenerbahce.

Cavani kushton jo pak, 60 milionë euro, por në këtë opikë, Manchester United shpreson shumë tek karta Angel Di Maria. Argjentinasi pëlqehet shumë nga trajneri i PSG, Loraint Blanc. Ai nuk e ka fshehur interesin për këtë shkëmbim.

“Di Maria është një futbollist i shkëlqyer”, është shprehur Blanc për të përditshmen franceze “Le Parisien”.

Tashmë ajo që pritet është fillimi i bisedimeve në ditët e ardhshme.

Top Channel