Një aplikacion i ri ka dalë në SHBA që të jep mundësinë e fshehtësisë totale të komunikimit në internet. Quhet Spychatter dhe është vepër e programuesit italian Agostino Sibillo, rezident në Amerikë.

I disponueshëm edhe në Google Play për pajisjet Android, aplikacioni të jep mundësinë “të fshehësh” brenda rrjetit të internetit të dhëna apo informacione.

Në një hartë të botës, përdoruesi mund të vendosë të zhvendosë dosje dhe t’i arkivojë në një adresë, pa e kuptuar njeri. Nga llogaritë e bëra nga programuesi, nëse dikush do të vendoste të kërkonte në hartë për të marrë të dhëna, do t’i duheshin 862 vite tentativa.

Shumë shpejt, Spychatter do të jetë i disponueshëm edhe për tipet kryesore të celularëve, kompjuterëve dhe tabletëve.

Top Channel