Microsoft publikon Office 2016 për Mac, paketën e programeve të disponueshme për përdoruesit e Apple në 139 vende dhe në 16 gjuhë.

Të parët që eksperimentojnë funksionet e reja të Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe OneNote do të jenë përdoruesit e Office 365, platforma “Cloud”, falë të cilës mund të hysh tek dokumentet nga pajisje të ndryshme.

“Duke nisur nga marsi, versioni i fundit i Office për Mac ka qenë më i shkarkuar”, thonë drejtues të Microsoft. Kjo masë është pjesë e strategjisë së Microsoft për t’u përqëndruar në një ndërveprim më të madh të produkteve të saj.

Mes të rejave, Word për Mac ka një tab të ri, “Design” për të përdorur më mirë ngjyrat dhe fontet e shkrimeve. Në Excel për Mac është funksioni i ri Tabella Pivot për të filtruar volumin e madh të të dhënave dhe për të gjetur modele për analiza më të thella.

Ndërsa në PowerPoint për Mac është thjeshtuar projekti me animime, në Outlook për Mac mundësohet një menaxhim i thjeshtuar i e-mailit, kalendarit, kontakteve dhe aktivitetit.

OneNote për Mac do të njohë edhe mesazhet e shkruara me dorë.

Top Channel