Apple po investon më shumë për telefonin iPhone e ardhshëm se sa ka investuar në modelet e mëparshëm, raporton “The Independent”. Kompania po përgatit 85 milionë telefonë iPhone 6S dhe 90 milionë iPhone 7 për të shitur në shtator, shktuan nga ana tjetër “Wall Street Journal”.

Bëhet fjalë për një sasi prej 15 milionë më shumë telefonë se modelet e mërpashëm iPhone6 dhe 6 Plus, që është dhe telefoni më i suksesshëm që ka shitur Apple.

iPhone i ardhshëm nuk pritet të ketë shumë ndryshime në dizenjim, dhe për këtë merr emrin 6S. Por do të ketë një ekran që do t’ju tregojë sa fort duhet shtypur ekrani, dhe do të shtojë funksione të reja në sistemin operativ.

Telefoni ndoshta do të mbajë të njëjtën përmasë ekrani si ai i mëparshmi. Por raportohet se do të ketë një bateri më jetëgjatë.

Porositje të shumta janë marrë nga Apple këtë muaj, sipas “Wall Street Journal”, dhe ndoshta Apple mund të marrë një furnizues tjetër për të përballuar fluksin.

Top Channel