Sot, vendimi i KAS-it për takimin Serbi-Shqipëri
10/07/2015 00:00
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë sot jep verdiktin lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar, në Beograd.
Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët do të mësojnë nëse gjykatësit sportivë do të japin apo jo 3 pikët në tavolinë për përfaqësuesen kuqezi.
Nëse 3 pikët i jepen Shqipërisë, kombëtarja jonë ngjitet në vendin e dytë në grupin e eliminatoreve për “Euro 2016”.
Top Channel