Pasi siguruan sulmin me transferimin e Luiz Adriano-s dhe Carlos Bacca-s, drejtuesit e Milanit po synojnë të afrojnë të tjerë lojtarë, në mesfushë dhe në mbrojtje.
Një emër për të cilin është folur shpesh për një transferim të mundshëm në Milano është belgu Axel Witsel. Madje, për të kuqezinjtë janë interesuar që në kohën kur ai aktivizohej në Portugali te Benfika.
Agjenti i lojtarit të Zenitit është shprehur se klienti i tij ka pranuar ofertën e Milanit, ndërsa tani italianëve i mbetet të arrijnë marrëveshjen me drejtuesit e klubit rus, të cilët kërkojnë 30 milionë euro, ndërsa Milani ofron 20 milionë.
“Në fillim Axel nuk ishte i bindur nga propozimi i Milanit, sepse po kërkonte një klub që luante në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, kuqezinjtë këmbëngulën dhe në fund lojtari i tha po ofertës së tyre”, është shprehur Riccardo Napolitano, agjenti i Axel Witsel.
Top Channel