Apple Watch është duke u përballur me momentet më kritike që nga dalja e kësaj pajisje në treg. Pas njoftimeve se shitjet kanë rënë në 90% që nga prilli, tashmë përdoruesit e saj kanë filluar të ankohen.

Në të vërtetë, disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë foto, ku tregohen shenja djegie në kyçin e dorës të cilat janë shkaktuar nga Apple Watch.

Kompania amerikane kishte njoftuar se materiali mund të bënte reaksion te disa, duke bërë thirrje për kujdes, por asnjëherë nuk ishte përmendur fjala “djegie”. Ata madje as nuk iu janë përgjigjur këtyre ankesave të përdoruesve.

Ditë më parë, në një raport për Apple Watch, thuhej se tani kompania shet mestarisht nga 20 mijë orë në ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndryshim nga muaji prill kur shiste nga 200 mijë mesatarisht.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel