WhatsApp, ashtu si Facebook, së shpejti mund të ketë edhe opsionin Like/Pëlqej për të vlerësuar mesazhet që ju vijnë. Ky lajm, që mund të jetë edhe thashethem, vjen nga blogu TalkAndroid.

Blogu bën të ditur gjithashtu edhe funksionin e ri që vjen “shënoje si të palexuar”, e njëjta që është edhe në Facebook Messenger. Qëllim i këtij funksioni është arkivimi i mesazhit dhe leximi në një moment të dytë.

Këto dy funksione do ta bënin këtë aplikacion popullor, gjithnjë e më shumë të ngjashëm me një rrjet social.

Sipas zërave, këto funksione do të jenë aktive, si në platformën iOS të Apple, edhe në pajisjet Android të Google.

Pas shenjës që bëhet blu kur lexohet mesazhi, dhe funksionit të thirrjeve, këto dy funksione do të jenë të rejat e fundit nga shërbimi mesazhor pas blerjes pjesërisht të Facebook, në shkurt të 2014-s. Në janar, WhatsApp arriti 800 milionë përdorues aktivë.

Top Channel