iOS 9 Beta është në dispozicion për të gjithë përdoruesit në mënyrë që ta shkarkojnë dhe ta instalojnë atë.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan ta kenë këtë sistem në iPhone-n ose iPad-in e tyre përpara se ky të lëshohet zyrtarisht për përdorim.

Për të pasur akses te iOS 9 Beta, ju duhet të regjistroheni me Apple ID te beta.apple.com.

Apple iu rikujton përdoruesve se po instalojnë një program Beta dhe këshillon që të provohet duke e instaluar në një pajisje iOS, që nuk është primare për ta.

Gjithashtu, kompania këshillon përdoruesit që të ruajnë një kopje të të dhënave, fotove apo skedarëve tjerë, në mënyrë që t’i kenë ato edhe në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet gjatë instalimit.

Top Channel