Studimi i Fundit: Bletët përdorin mjete për të zgjidhur probleme, shkencëtarët zbulojnë aftësi të jashtëzakonshme njohëse
Facebook dhe Google janë gjobitur me nga 10 mijë paund, pasi dështuan të bllokojnë disa “foto degraduese” në Brazil.
Muajin e kaluar, një gjykatë dha urdhër që të ndalohen fotot e këngëtarit brazilian, Cristiano Araujo, që vdiq në një aksident me makinë, të cilat u shpërndan në internet.
Foto nga aksidenti dhe trupi i tij në morgun brazilian u postuan në ueb. Ndërkohë, gjykata ka vendosur për gjobën, pasi Facebook dhe Google kanë injoruar urdhërin.
Gjykata u shpreh se vendimi i këtyre kompanive për të mos hequr fotot, është shenjë mosrespekti ndaj një të vdekuri, ndaj urojnë që gjoba të jetë si mësim për to.
Top Channel