Nëse nuk ngopeni duke e parë një video në Facebook të një bebeje apo të një dasme…mund ta ruani atë dhe ta shikoni kur të dëshironi. Të gjithëve pritet t’u pëlqejë kjo risi.

Faqja ju jep mundësinë të tërhiqni një video nga News Feed dhe ta lëvizni atë kudo në dritaren e brouserit, kështu që mund të vazhdoni të qetë të kërkoni në Facebook, teksa shikoni edhe videon.

Kjo mundësi vjen nëpërmjet një ikone në pjesën e poshtme, në të djathtë të dritares së videos, e aksesueshme edhe kur vendos mausin mbi video, kur jeni duke e parë. Kur klikoni këtë ikonë, videoja bëhet e lëvizshme dhe mund ta vendosni kudo brenda dritares së brouserit.

Për momentin, kjo mënyrë punon vetëm për kompjuterë dhe jo për aplikacionin mobile të Facebook. Nëse do të klikoni një video në News Feed në telefonin tuaj ajo do të hapet në të gjithë ekranin.

Sipas Mashable, dritarja lundruese e videos është themelore; mund të shihni butonin play/pause, dhe opsionin për të pëlqyer apo shpërndarë një video.

Sigurisht ka ende nevojë për përmirësime. Fakti që nuk mund t’i japësh përmasa të tjera videos që tërheq është pak stresuese. Ajo qëndron gjithmonë shumë e vogël në fakt, ndoshta shumë e vogël për disa për të parë videon. Madje, videoja zhduket kur largoheni nga News Feed, si përshembull nëse shkoni tek mesazhet, ngjarjet apo në faqen e profilit të një miku.

Top Channel