Microsoft do të shkurtojë rreth 8000 vende pune

08/07/2015 00:00

Kompania Microsoft ka publikuar të mërkurën planin për të shkurtuar 7.800 vende pune dhe 7.6 miliardë dollarë në biznesin e Nokias, në mënyrë që të nxjerrë nga vështirësitë biznesin e telefonit.

Kjo kompani gjithashtu ka njoftuar se do të rishikojë investimet e veta që kapin vlerën prej 750-850 milionë dollarë.

“Shpenzimet do të shkurtohen, por synohet që të kemi rezultate më të mira për një periudhë afatgjate”, citohet një burim brenda “Microsoft” nga mediat ndërkombëtare.

Ky njoftim ka alarmuar amerikanët, dhe vjen vetëm një vit pasi kompania nga Uashingtoni,  “Redmond”, e specializuar në krijimin e programeve telefonike, njoftoi se do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune.

Top Channel