Këpucët e të ardhmes do të ndryshojnë ngjyrën dhe dizenjon në bazë të shijeve. Gjithçka falë një aplikacioni me një prekje në telefonët smart.

Ideja, që nuk është kthyer ende në një produkt për tregun, ështe e “Rehabstudio”, një studio zhvilluesisht londineze që ka menduar për “Shift Sneakers”, këpucët e gjimnastikës që janë në gjendje të shfrytëzojnë të rejat e fundit për veshjet hi tech.

Kështu, nëse blen një palë do të kesh në dispozicion mijëra të tjera për t’i veshur, të përshtatura pa kufi.

Atletet bëhen nëpërmjet copash përçuese, reaktive dhe që lidhen me një ekran mini-led. Aplikacioni, në fakt, është menduar si një dyqan, ku blen paketë dizenjosh dhe ngjyrash.

Por jo vetëm kaq. Nëse kërkoni t’i përshtasni me veshjen, mjafton të bëni një foto të veshjes dhe këpucët do ta gjejnë vetë tonalitetin e duhur për një kombinim të përsosur.

Top Channel