Fotot e postuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale do të bëhen më të qarta. Sipas “The Verge”, Instagram do të shfaqë fotot në faqen e saj në aplikacionin për telefonë smart dhe tabletë në rezolucionin High Definition (HD).

Për momentin, pamjet e ngarkuara janë në një cilësi shumë të ulët, me rezolucion 640×640, që është një kthim pas në origjinën e rrjetit. Ai është një rrjet social që ekziston thjesht në celular, dhe pjesa më e madhe e telefonëve smart kanë kamera të dobëta dhe një ekran me rezolucion të ulët.

Megjithatë telefonët tashmë kanë ecur drejt HD apo qHd, dhe Instagram tanimë është edhe në versionin për kompjuterë. Ndërkohë që edhe interneti në telefonë është bërë më i shpejtë dhe më i mirë.

Ky përditësim po bëhet ngadalë nga Instgram, por fotot e reja që do të ngarkohen në këtë platformë do të pranohen edhe me rezolucion të lartë. Por, fotot gjithashtu do të jenë katrore kur do të shfaqen, me formën e famshme të Instagram.

Top Channel