iPhone 6 Plus është një telefon i madh. Ka një ekran prej 5.5 inç dhe bateri që duket se nuk mbaron, por madhësia e tij duket se po shndërrohet një problem, pasi disa e akuzojnë edhe se janë dëmtuar duke e përdorur.

Matt Bonner, basketbollist i San Antonio Spurs, ka thënë se madhësia e iPhone 6 Plus ka ndikuar në një dëmtim që ai e pësoi në bërryl gjatë sezonit 2014-2015 në NBA.

Ai beson se fakti që duhej të tendosje më shumë gishtat për të shtypur butonat, ka ndikuar në dëmtimin e tij në bërryl.

Është e vërtetë që seritë e fundit të telefonëve nuk mund të përdoren me një dorë, megjithatë fakti nëse mund të shkaktojë një dëmtim mbetet për t’u diskutuar.

Për të shmangur tendosjen e gishtave ose pejsës së dorës gjatë përdorimit të iPhone 6 ose 6 Plus, iOS 8 ka një program të veçantë të quajtur Reachability, që përmes një prekje të lehtë të dyfishtë të butonit “home” gjithë aplikacionet shfaqen.

Top Channel