Apple Watch, shitjet kanë rënë në 90% nga prilli

07/07/2015 00:00

Shitjet e Apple Watch kanë rënë ndjeshëm. Që nga prilli i këtij viti, shitjet e “orëve intelegjente” kanë rënë me 90%. Kompania tani shet mestarisht nga 20 mijë orë në ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prill u regjistruan shitjet më të larta për këtë pajisje. Mesatarisht, kompania amerikane shiste në ditë nga 200 mijë “orë intelegjente”, ndërsa në qershor filluan rëniet drastike. Në këtë muaj, kishte ditë kur janë shitur vetëm 4 mijë Apple Watch në ditë.

Versioni më i shitur i këtyre orëve është ai “Sport”, që është edhe më i liri, pasi kushton 350 dollarë.

Ndërkohë, “ora intelegjente” më e shtrenjtë, versioni me ari “Edition” që kushton 10 mijë dollarë,  ka pasur shitjet më të dobëta, pasi vetëm 2 mijë copë të tilla janë blerë në të gjithë Amerikën.

Top Channel