Kur pjesa më e madhe e jona mendojnë se si do të jetë makina luksoze e të ardhmes, mendojmë rehatinë në kolltuqe komforte, apo duke parë filma gjatë një rruge të mërzitshme. Por për sigurinë e makinës ka menduar Volvo, që vjen me mënyrën më të mirë të sigurisë për pjesën më të dashur të jetës sonë, fëmijët.

Si një alternativë për të mbajtur foshnjet apo fëmijët në një sedilje shtesë në pjesën e pasme të makinës, dizenjuesit e Volvos vijnë me një koncept që quhet “Exellence Child Seat Concept”. I sapolançuar në Suedi, Volvo rimodelon pjesën e brendshme të makinës për të gjithë, foshnje, fëmijë, të rritur, dhe vetë shoferin.

Ideja bazë e “Exellence…” është të rikonfigurojë sediljen e pasagjerit para, ku fëmija mund të ulet duke parë në pjesën e pasme të makinës. Kjo është mënyra më e mirë për sigurinë e fëmijës në udhëtim.

“Koka e fëmijës peshon më shumë në përpjestim me trupin, dhe qafa është shumë e dobët. Ja pse ne besojmë fort se fëmijët duhet të udhëtojnë me shpinë derisa të bëhen tre apo katër vjeç”, thotë Lotta Jakobsson, specialiste e sigurisë së fëmijëve në kompaninë e Volvo Car.

Volvo ka bërë një sërë studimesh për sigurinë e fëmijës, në testet e përplasjes. Sipas këtyre testeve, kur fëmija është përballë mund të dëmtohet më shumë gjatë një aksidenti, se sa kur është më shpinë. Kjo sepse sedilja për fëmijë mbron shpinën dhe qafën e tyre, duke patur shanse më të mira për të dalë i padëmtuar nga një aksident me makinë.

Kur sedilja e përparme zëvendësohet me atë të fëmijëve, pjesa e brendshme hapet. Shoferi apo pasagjeri prapa mund të shohë me lehtësi, ta përkëdhelë dhe të luajë më fëmijën, duke e bërë edhe më të lehtë kontaktin me sytë.

Volvo ka shtuar dhe disa gjëra gjithashtu, si lodra, një vizatues etj. Mbajtësja e pijeve të Volvos mund të bëhet një ngrohës i mirë për shishet e foshnjës. Kur makina është në lëvizje, sedilja e fëmijës kyçet vetë në mënyrë të sigurtë.

Top Channel