GoPro ka hedhur në treg kamerën më të më re të quajtur Hero4 Session, që për nga madhësia, ajo është më e vogla deri më tani.

Krahasuar me të famshmen Hero4, prodhimi më i ri i GoPro Hero4 Session është 50% më e vogël si dhe 40% më e lehtë, pasi kjo kamerë peshon vetëm 74 gramë.

Me Session ju do të mund të bëni foto edhe brenda në ujë, ndërsa realizon video me rezolucion 1440p në 30 shkrepje për sekondë. Kjo pajisje që është në formë kubi, ju mundëson që të bëni foto në shumë kënde.

Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e GoPro është se me vetëm një karikim të kësaj pajisje, ju mund ta shfrytëzoni atë deri në dy orë.

Top Channel