Facebook dëshiron të përdorë imazhet GIF në Messenger. Kompania së fundmi ka nxjerrë një sërë aplikacionesh GIF nga palë të treta që punojnë brenda Messenger, si pjesë e iniciativës së platformës së vet.

Por tashmë këto imazhe GIF do të vijnë pa këto aplikacione. Mbi të gjitha, Facebook është duke testuar një buton që do t’u dedikohet pamjeve GIF dhe do t’u lejojë përdoruesve të gjejnë e të dërgojnë imazhe që lëvizin. Kjo është më e lehtë se tani, ku përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion të dedikuar për këto pamje.

Butoni i GIF, i cili është shfaqur javën e kaluar në Messengerin e 700 milionë përdoruesve aktivë në muaj, është më praktik. Ai ka një numër pamjesh që janë shumë të përdorshme, të krijuara nga Giphy dhe Riffsy, dy kompanië që prodhojnë aplikacione të dedikuara për Messenger. Pika e dobët e tij është se ju keni një zgjedhje të kufizuar të imazheve GIF.

“Imazhet GIF kanë pasur sukses si një format i pasur mediatik në Messenger. Me këtë, ne po testojmë mënyra të ndryshme për ta bërë më të lehtë dërgimin e këtij formati me më pak hapa”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Top Channel