Facegloria, Brazili krijon një tjetër Facebook

06/07/2015 00:00

Një grup të krishterësh evangjelistë në Brazil kanë nxjerrë një rrjet social, ku zhveshjet dhe përmbajtjet erotike të çdo forme janë tërësisht të ndaluara.

Krijuesi i Facegloria thotë se që nga krijimi i saj një muaj më parë faqja ka 100 mijë anëtarë.

Janë plot 600 fjalë të ndaluara në këtë faqe dhe “Amen” është butoni që shpreh vlerësimin për një postim, sikundër “Like” në Facebook.

Ummaland, një rrjet social për muslimanët që u krijua në vitin 2013, ka aktualisht 329 mijë anëtarë. Ai përfshin “rregulla më të zgjeruara të privatësisë” për gratë dhe citime të përditshme frymëzuese islamike.

“Ne po krijojmë Ummaland mbi vlerat islamike, jo biseda të vogla, jo thashetheme, jo lajme rozë, por fokusim në mesazhe që janë me të vërtetë të rëndësishme”, kanë thënë bashkëthemeluesit Maruf Yusupov dhe Jamoliddin Daliyev.

Faqja braziliane Facegloria është aktualisht vetëm në gjuhën portugeze, por është planifikuar shërbimi edhe në gjuhë të tjera dhe aplikacioni për telefonë. Brazili ka numrin më të madh të popullsisë katolike romake dhe, sipas të dhënave zyrtare të vendit, vetëm 1 për qind e banorëve nuk besojnë në Zot.

“Në Facebook ju shihni shumë dhunë dhe pornografi. Për këtë ne menduam të krijojmë një rrjet ku të flasim për Zotin, dashurinë dhe përhapjen e fjalës së tij”, thotë për AFP-në dizenjuesi i faqes, Atilla Barros. Edhe materialet për homoseksualët janë të ndaluara në këtë platformë.

Top Channel