F1, Hamilton: Për herë të parë, bëra zgjedhjen e duhur në pit-stop

06/07/2015 00:00

Lewis Hamilton ishte shumë i lumtur për fitoren në Silverstone dhe në deklaratat pas garës piloti britanik theksoi se meritë në triumfin e tij kishte zgjedhja e duhur që bëri në pit-stop.

“Jam shumë entuziast. Nisjen nuk e pata të mirë, por kjo e bëri garën më emocionuese për tifozët. Për herë të parë në këtë sezon bëra zgjedhjen e duhur në pit-stop dhe u mundova të rezistoja deri në fund. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme”, tha piloti i Mercedesit.

Në fund, një falenderim për tifozët që e mbështetën shumë në garën e shtëpisë së tij: “Më pritën shkëlqyeshëm. Jam mirënjohës për mbështetjen dhe nuk do ia dilja pa tifozët”.

Top Channel