Beteja e motrave Williams, Serena fiton për herë të parë ndaj Venus

06/07/2015 00:00

Serena Williams mposhti për herë të parë në një ndeshje Grand Slam-i, motrën e saj më të madhe, Venus.

33-vjeçarja fitoi 6-4 dhe 6-3 takimin që zgjati një orë e tetë minuta në total.

Me këtë fitore, Serena vazhdon në çerekfinalet e Wimbeldon për femrat, ndërkohë që Venus, pavarësisht se ka shfaqur një formë në ngritje muajt e fundit, duke u renditur e 16-ta në renditjen e përgjithshme botërore për femra, është eleminuar nga kompeticioni.

Kjo ishte përballja e 26-të në një ndeshje zyrtare, që prej 1998-s mes dy motrave.

“Luajmë prej vitesh tashmë në tenisin profesionist dhe jemi përpjekur në maksimum për të qenë sa më shumë argëtuese. Megjithatë, do të vijë momenti kur nuk do të luajmë dot më, por s’është ky momenti, sepse vazhdojmë ende të jemi në nivele të larta”, deklaroi Venus në përfundim të takimit.

Top Channel