Trendi i blerjeve teknologjike ka ndryshuar. Njerëzit u janë kthyer sërish kompjuterëve, ndërsa ka rënie për tabletët.

Sipas një analize të tregut, blerja e pajisjeve personale dhe mobile, si tabletë, telefonë smart, lexues kartash etj., ka rënie.

Ndërkohë, rritja e fuqisë blerëse për kompjuterë i dedikohet futjes së sistemit të ri operativ, më të pranishmin në treg, ndërsa tabletët paguajnë për “mbushjen e tregut”.

Sipas ICT (Information and Communciation Technology), viti 2014 regjistroi një rënie prej 1.4 %, që është më i ulët se ai i viteve të kaluara.

Parashikimet, – shpjegon Assinform, – janë për një rritje prej 1.1 % në fund të vitit 2015, falë shenjave pozitive të programeve dhe brezit të ri, me përmbajtje dixhitale dhe publicitet online, shërbimet “e cloud computing” dhe “e-commerce”.

Top Channel