Koha më e mirë për të postuar në Facebook

04/07/2015 00:00

Postimi juaj i fundit në Facebook, për të cilin keni punuar shumë, keni marrë këshilla të zgjuara për të qenë sa më argëtues, nuk ka marrë shumë pëlqime? Epo mirë, faji nuk mund të jetë i përmbajtjes, por kohën kur e keni hedhur, – thotë një studim.

Pra, ju e keni postuar statusin tuaj në një kohë të gabuar. Kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook? Gjatë javës, gjatë orëve të punës, dhe më pas mes orës 19.00-20.00, – sugjeron studimi i raportuar nga Bustle.com.

Në fundjavë ka një rënie të madhe të reagimeve. Prandaj, nëse doni të postoni diçka të premten në darkë, lëreni më mirë ta postoni të hënën pasdite.

“Mundësia që një audiencë anëtarësh të reagojë lidhur me mesazhin varet nga disa faktorë, siç janë modelet e përditshme të sjelljes, vendi ku ndodhesh, koha, dhe volumi i mesazheve të tjerë që konkurrojnë me vëmendjen ndaj mesazhit tuaj”, thotë një studiues i Lithium Technologies në San Francisco, i cili ka udhëhequr hulumtimin.

Qytetet amerikane të San Franciscos dhe Nju Jorkut shfaqin forma të ngjashme, ku reagimi arrin kulmin gjatë orëve të punës, – thotë studimi.

Ndërsa për Parisin, kulmi i reagimeve vjen në pjesën e dytë të orëve të punës, dhe për Londrën, në fund të orarit.

“Kjo është e rëndësishme për bizneset, të cilët përpiqen të lidhen me konsumatorët në zona të ndryshme, apo nëse përdoruesit e rrjetit tuaj social jetojnë në gjysmën tjetër të globit”, thonë studiuesit.

Nëse këkoni një kënaqësi të menjëhershme, Twitter është ndoshta mënyra e duhur. Studimi thotë se ka një numër më të madh përdoruesish të këtij rrjeti, duke dyfishuar shanset për një përgjigje, dhe koha e reagimit është më e shpejtë, krahasuar me Facebook.

Në Facebook i duhen më shumë se dy orë për të marrë gjysmën e parë të përgjigjeve. Ndërsa në Twitter megjithatë, përgjigja vjen brenda gjysëm ore.

Top Channel