Instagrami ka humbur betejën e nisur në muajin dhjetor të 2014-s me profilet e rreme, që përbëjnë rreth 10 për qind të të gjithë përdoruesve të rrjetit.

Rrjeti social për shpërndarjen e fotove dhe të videove është tërhequr nga gara, ashtu siç bënë më parë edhe Facebook dhe Twitter e të tjera rrjete sociale.

Në fakt, humbja e kësaj beteje ishte paralajmëruar prej analistëve dhe ekspertëve të teknologjisë, të cilët thanë se është e pamundur të identifikosh sot profilet e rreme përmes një “sistemi tip”, pasi këto profile sa vijnë e po perfeksionohen.

10 për qind ndoshta nuk është një shifër shqetësuese për Instagramin, por po t’i shtohet edhe lista e profileve joaktive, atyre që nuk kanë kryer asnjë veprim në rrjet, atëherë situata bëhet me alarmante.

Sipas vetë Instagram, profilet e rreme dhe ato inaktive kapin një shifër prej 27 për qind të rrjetit social, që e përkthyer në shifra është diku tek 100 milionë profile në rrjetin që ka kaluar tashmë 500 milionë përdorues.

Top Channel