F1, Vettel: Jemi përmirësuar, por duhet ende punë për të arritur Mercedes-in

03/07/2015 00:00

Pas përfundimit të provave të lira, ku dy makinat e kuqe u renditën menjëherë pas Nico Rosberg, gjermani Vettel, i cili të premten festoi edhe 28 vjetorin e lindjes , është shprehur i kënaqur me paraqitjen.

“Mendoj se provat e së premtes shkuan mirë. Ne nuk patëm asnjë problem me makinën dhe gjerat shkuan sipas planifikimeve. Megjithatë ne kemi mundësi të përmirësohemi ende dhe mund ta bëjmë këtë. Shpresojmë që nesër të paraqitemi mirë. Mercedes-i është përpara, por nëse do të zëmë pozicione të mira në provat zyrtare, atëherë do të jetë një lajm i mirë para garës së të dielës”, u shpreh piloti gjerman i Ferrarit.

I të njëjtit mendim me gjermanin ishte edhe shoku i tij i skuadrës, Raikkonen, i cili ishte i kënaqur me paraqitjen, por u shpreh se duhet ende punë për të arritur në nivelet e Mercedes.

Në dy sesionet e provave të lira të së premtes në Silverstone gjermani Nico Rosberg u rendit i pari, ndërsa në sesionin e dytë pas tij arritën dy pilotët e Ferrarit, Raikkonen dhe Vettel.

Top Channel