Hysaj largohet nga Empoli vetëm për një ofertë të mirë

Elseid Hysaj është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare, por edhe tek Empoli në Serinë A, ai mbyll një sezon të shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishme në Itali, por jo vetëm.

Zërave të fundit të merkatos i ka dhënë përgjigje drejtorit sportiv i Empolit, Marcello Carli, i cili ka folur për të ardhmen e shkodranit.

“Hysaj largohet vetëm për një ofertë të mirë”, ka thënë Carli, i cili e ka vlerësuar mbrojtësin si një lojtar me personalitet dhe shumë i fortë.

Në ditët e ardhshme të merkatos së verës pritet të shihet nëse tek Empoli do të mbërrijë ndonjë ofertë, që do të bind drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë shqiptarin.

Napoli, i cili tashmë drejtohet nga ish-trajneri i Empolit, Sarri, shfaqi interes për Hysajn, por u tërhoq pasi për të u caktua shifra 8 milionë euro.

Top Channel