Bertolacci shkon te Milani për 20 milionë euro
26/06/2015 00:00
Më në fund, Milani duket se ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Ai është mesfushori italian Andrea Bertolacci.
Lojtari ishte në bashkëpronësi të Xhenovas dhe Romës, por kryeqytetasit paguan 8.5 milionë euro për të blerë kartonin e plotë.
Sipas mediave italiane, kuqezinjtë pritet t’i paguajnë Romës 15 milionë euro plus bonuset, duke e çuar shumën totale në 20 milionë euro. Ndërkohë, lojtari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.
Trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic kishte shprehur dëshirën për ta pasur në ekip mesfushorin italian, pasi sipas tij, ai është lojtari i duhur për mesfushën e Milanit.
Top Channel