Vazhdon numërimi në Tiranë, Veliaj kryeson me mbi 39 mijë vota

22/06/2015 00:00

Kanë mbetur edhe 62 kuti për t’u numëruar për Bashkinë e Tiranës, kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj ruan trendin e thellimit të avantazhit ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova.

Veliaj numëron rreth 145 mijë vota, ndërsa Kosova rreth 106 mijë vota.

Procesi i numërimit vazhdon normalisht, ndonëse me ritme disi të ngadalta.

Më shumë se 14 mijë vota kanë shkuar në kryeqytet për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.25 për qind të qytetarëve që kanë votuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta