Kur kanë kaluar rreth 30 minuta pas mesnatës dhe teksa kemi mësuar se numërimi i votave ka nisur në disa prej qarqeve të vendit, KQZ ka bërë të ditura edhe shifrat e para zyrtare.
Sipas organit qëndror të administrimit të zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar rreth 3619 vota, prej të cilave mbi 2300 i ka marrë koalicioni i qendrës së majtë i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ose e shprehur në përqindje rreth 65,13%, ndërsa rreth 1200 vota janë numëruar në favor të koalicionit të qendrës së djathtë i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, ose në përqindje rreth 34,45%.
Këto rezultate vijnë nga rreth 12 Qendra Votimi të numëruara nga plot 5301 të tilla, ndërsa pjesëmarrja nga qendrat e votimit që kanë dërguar të dhëna në KQZ ka shkuar tashmë në 62,11 për qind.
Top Channel