F1, aksident spektakolar Alonso-Raikkonen
21/06/2015 00:00
Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen ishin protagonistë të një aksidenti spektakolar në kthesat e para të Çmimit të Madh të Austrisë.
Piloti spanjoll mori përpara atë finlandez kur ferraristi i preu rrugën me një manovër të shpejtë.
McLareni i Alonsos përfundoi sipër Ferrarit të Raikkonenit dhe gara për këta dy pilotë përfundoi pa nisur mirë.
Top Channel