Tiranë, pranga grabitësit të kazinove

11/06/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të enjte një 24-vjeçar të akuzuar për grabitje në kazinotë e kryeqytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Liridon Sinani, i cili më 24 maj kreu një nga grabitjet e tij.

Në momentin e arrestimit, të riut i është gjetur edhe një armë tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai kryente aktet e tij kriminale.

Ndërkohë, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedimin e 24-vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza e “grabitjes me armë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta