
Dy persona rrezikojnë jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Maliqit.
Sipas të dhënave të policisë lokale, shtetasi Anxhelo Hamelli, rreth 20 vjeç dhe banues në Libonik, duke udhëtuar me motorin e tij ka aksidentuar shtetasen Vjollca Dervishi.
50-vjeçarja, banuese në Maliq, ka qenë duke kaluar nga njëri trotuar në tjetrin, por motori e ka përplasur duke e tërhequr zvarë për rreth 40 metra.
Për pasojë, të dy personat kanë marrë dëmtime shumë të rënda dhe për rrjedhojë, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës do të dërgohen për mjekim në atë Ushtarak të kryeqytetit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forca të shumta policie, ndërsa është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel