Romë, dy murgesha bllokohen për tri ditë në ashensor

09/06/2015 00:00

Dy murgesha u shpëtuan pas bllokimit në ashensor për tre ditë rresht pa ujë e bukë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin italian, Romë.

Murgeshat, njëra 69-vjeçare nga Zelanda e Re, tjetra irlandeze me moshë 58 vjeçe, kishin mbetur që të premten të bllokuara në manastirin e Maristas, pas një defekti elektrik.

Gratë kanë thirrur me të madhe për ndihmë, por përgjatë fundjavës, ndërtesa ka qenë krejtësisht e zbrazur. Murgeshat u gjetën vetëm pas tre ditësh, kur një pastruese thirri policinë, pasi i kishte rënë disa herë ziles e nuk kishte marrë përgjigje.

Top Channel