Pas 60 vitesh, Inter dhe Milan s’do luajnë në Europë

01/06/2015 00:00

Finalja e Champions League 2016 do të luhet në “San Siro”, por tifozët e dyja skuadrave milaneze Inter dhe Milan, nuk do kenë interes për të ndjekur garën më prestigjioze europiane, pasi skuadrat e tyre nuk do jenë pjesë e garës.

Madje, as finalja e Europa League-s që do luhet në Basel nuk do jetë ngushëllim, duke qenë se pas 60 vitesh qyteti i Milanit nuk do ketë asnjë skuadër të saj në Europë.

Zikaltërit e kanë mbyllur kampionatin të tetët në klasifikim, ndërsa Milani të dhjetët. Kuqezinjtë nuk ishin pozicinuar kaq poshtë që nga viti 1997.

Kualifikimi i Juves në finale kishte dhënë shpresa se futbolli italian mund të rikthehet i fuqishëm si dikur, por kjo nuk mund të ndodh pa dy skuadrat me traditë në futbollin europian.

Filippo Inzaghi gëzon një mbështetje nga tifozët, për faktin se kontirbuti i tij si lojtar ka qenë i madh, por si trajner ka lënë për të dëshiruar. Ndoshta, ai nuk është njeriu i duhur për të rikthyer kuqezinjtë në Europë.

Në anën tjetër, kushërinjtë e tyre Interi, përkundër një optimizmi në fillim të këtij viti, me ardhjen e lojtarëve të rinj si Podolski apo Shaqiri, prapë ka zhgënjyer. Zikaltërit pritet të kenë lëvizje në merkato, pasi edhe Thohir e ka kuptuar që pa shpenzuar nuk ka Europë.

Por, fair-play financiar ka kushtëzuar dyja skuadrat, por me presionin që vijnë nga grupet e tifozëve, Thohir dhe Berlusconi duhet të kërkojnë alternativa për të ringritur skuadrat e tyre, në të kundërtën, tifozët vështirë të pajtohen që edhe në sezonin 2016-17 nuk do jenë në Europë.

Top Channel