Buffon: Kemi pak shanse për fitoren në Berlin

01/06/2015 00:00

Gianluigi Buffon, portieri i Juventusit, ka deklaruar në një intervistë për uefa.com se mundësitë që ka skuadra e tij për të fituar Ligën e Kampioneve ndaj Barcelonës janë të pakta.

“Ndaj Realit kishim 35% mundësi për të kaluar, ndërsa ndaj Barcelonës mendoj se kemi edhe më pak. Jemi të ndërgjegjshëm që nuk jemi favoritë dhe nuk kemi pse e mohojmë”, theksoi kapiteni i bardhezinjve.

Portieri i kampionëve të Italisë shtoi se ka respekt për futbollistët e Barcelonës, por ai dhe shokët e tij do të bëjnë gjithçka të mundur për t’ia vështirësuar takimin yjeve të kampionëve të Spanjës.

37-vjeçari do të kthehet në stadiumin e Berlinit 9 vite pasi po në këtë stadium ngriti Kupën e Botës me Italinë.

“Kam kuriozitet të shoh nëse do të kem të njëjtat ndjesi dhe emocione”, tha Buffon.

Top Channel