Turqi, tifozi i Galatasarayt feston titullin me armë

26/05/2015 00:00

Një tifoz i skuadrës së Galatasarayt ka zgjedhur të festojë titullin duke gjuajtur me armë në zemër të Stambollit, ndërkohë që rreth tij kanë qenë qindra të tjerë.

Tifozi që kishte veshur fanellën e skuadrës, kishte gjuajtur në ajër, por që është vlerësuar si një veprim shumë i rrezikshëm. Galatasaray arriti të shpallet kampion edhe matematikisht, pasi rivalët e Fenerbahces lëshuan pikë në sfidën ndaj Basaksehir.

Galatasaray arriti të shpallet kampion për herë të 20, që është një gjë historike për futbollin turk. Nga viti i ardhshëm, në fanellën e skuadrës do të shtohet një tjetër yll që tregon për suksesin e tyre.

Falë formës së mirë të Wesley Sneijder dhe porterit Fernando Muslera, Galatasaray fitoi sfidën më Besiktasin me rezultat 2-0. Ndërkohë, që sfida e tensionuar mes Fernebahces dhe Basaksehir përfundoi 2-2.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel