Ndeshja e tretë pritej të ishte ajo e kthesës për Houston Rockets, që duhej të fitonte patjetër për të rihapur serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit ndaj Golden State Warriors, por skuadra e udhëhequr nga një James Harden në ditë shumë të keqe, u shkatërrua me rezultatin 115-80 dhe e sheh veten tashmë në disavantazh 3-0.
Në Toyota Center ishte sërish Stephen Curry ai që shkëlqeu. Me 40 pikët e tij i hapi rrugën triumfit të Golden State dhe e çoi skuadrën vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA.
Që në minutat e para u pa dominimi i Warriors dhe kjo u kuptua kur në mesin e periodës së dytë skuadra mike e pa veten +26.
Vetëm 17 pikë për James Harden dhe 14 për Dwyght Howard, dy lojtarët më të mirë të Houston.
Ndeshja e katërt e serisë së finaleve të Konferencës së Perëndimit do të luhet të martën, në orën 03:00 të mëngjesit (me orën shqiptare).
Top Channel