Juventus nuk e ka mendjen vetëm te finalja e Berlinit. Drejtuesit e shoqërisë bardhezi kanë filluar të projektojnë merkaton e verës. Pavarësisht sukseseve të këtij viti, që rezultojnë me mbushjen e arkave, Juve nuk dëshiron të shpenzojë shumë.
Allegri ka zgjedhur lojtarin e parë, të cilin e dëshiron me çdo kusht në Torino. Ai është mesfushori i Realit, Sami Khedira, i cili mund të transferohet te “zonja” me parametra zero, duke qenë se i skadon kontrata këtë verë.
28-vjeçari është tipi i lojtarit që pëlqen Allegri, që arrin të dominojë në mesfushë. Duke qenë se gjermani kërkohet me ngulm edhe nga Schalke, drejtuesit e Juves kanë nxituar t’i ofrojnë mesfushorit Khedira një kontratë 3-vjeçare, me një pagë 4.5 milionë euro në sezon.
Ajo që shqetëson Allegrin është shëndeti i lojtarit, që ka qëndruar jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve. Në listën e dëshirave janë edhe Witsel e Nainggolan, por dy mesfushorët mund t’i kushtojnë shumë “zonjës”.
Top Channel