NBA, Cleveland fiton ndeshjen e parë ndaj Atlantës

21/05/2015 00:00

Nis menjëherë me dominimin e LeBron James seria e finaleve të Konferencës së Lindjes në NBA. Në Philips Arena, Cleveland Cavaliers fitojnë ndeshjen e parë ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 97-89 dhe marrin kryesimin e serisë (1-0).

31 pikë për “King” James dhe 28 për J.R. Smith, të cilët i japin një fitore të rëndësishme skuadrës së tyre në transfertë.

Nuk mjaftuan 27 pikët e Jeff Teague për Atlanta Hawks.

Ndeshja e dytë e finaleve të Konferencës së Lindjes do të luhet në orët e para të ditës së premte, sërish në Philips Arena.

Top Channel