F1, Hamilton i pari në provat e lira të së enjtes

21/05/2015 00:00

Mercedesi, Ferrari dhe… shiu. Provat e dyta të lira për Çmimin e Madh të Monakos janë zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, por me dominimin e Mercedes, të cilët përfunduan të parët, për të lënë mbrapa pilotët e Ferrarit.

Lewis Hamilton ishte i pari me 1 minutë, 17 sekonda e 192 të qindtat duke lënë mbrapa shokun e skuadrës, Nico Rosberg, ndërsa pozita e tretë dhe e katërt u rezervua për Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Këto prova dëshmuan se do jetë shumë e vështirë për të parakaluar Hamilton, sidomos nëse piloti britanik do të jetë në në ditën e tij më të mirë, sikurse ishte të enjten. Hamilton është në kërkim të fitores së parë në Monte Karlo që pas vitit 2008.

Pas provave, britaniku iu përgjigj edhe gazetarëve të cilët e pyetën për rinovimin me Mercedes, duke thënë se firmosja e kontratës së re ishte thjesht çështje kohe, dhe duke aluduar te Ferrari, është shprehur se nuk ka pasur kontakte me asnjë skuadër tjetër, ashtu siç është pretenduar në medie.

Top Channel