Carlo Ancelotti largohet të dielën nga Reali

21/05/2015 00:00

Sky Sport Italia ka njoftuar se ditën e diel, një ditë pas përfundimit të kampionatit spanjoll, Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, do të zgjidhë kontratën me trajnerin Carlo Ancelotti.

Kontrata e italianit skadon në 30 qershor 2016, por fakti që këtë sezon Ancelotti nuk fitoi asnjë titull të rëndësishëm, ka bërë që Perez të mendojë për një trajner tjetër.

Në këtë mënyrë, do të përfundojë aventura e Ancelottit me Realin, skuadër me të cilën ai fitoi një Champions League, një Kupë Mbreti, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh në dy vite.

Zëvendësuesi i italianit mendohet të jetë Jurgen Klopp, i cili ka njoftuar largimin nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni. Tjetër alternativë është Rafa Benitez i Napolit.

Top Channel