Shpërndante marijuanë në shkollë, arrestohet 23-vjeçari

20/05/2015 00:00

Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi shpërndante lëndë narkotike në ambientet e shkollës mjekësore në Vlorë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Graciano Zepaj është arrestuar në flagrancë, teksa ishte “në aktivitetet e sipër të krimit dhe po shpërndante lëndë narkotike të llojit marijuanë”.

Zepajt iu sekuestruan një sasi prej 13 dozash marijuanë, 6600 lekë dhe dy aparate celularë, si provë materiale.

FOTO GALERI
1/2
Graciano Zepajt iu sekuestrua një sasi prej 6600 lekësh

Top Channel