Korea e Veriut anulon vizitën e Ban Ki-moon

20/05/2015 00:00

Korea e Veriut ka anuluar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, një ditë para se vizita të kryhej.

Ban Ki-moon do të vizitonte një kompleks industrial në zonën ekonomike të Kaesong. Duke folur në një forum në Seul, ku ai ndodh aktualisht për vizitë, Sekretari i OKB-së tha se ishte një vendim për të ardhur keq dhe se për të nuk është dhënë asnjë shpjegim.

Nëse ai do ta kishte kryer vizitën do të bëhej i pari shef i OKB-së që do të vizitonte Korenë e Veriut në më shumë se 20 vjet.

Ban Ki-moon ishte shprehur se do të nxiste pajtimin, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar për Gadishullin Korean, për paqe dhe stabilitet.

Top Channel