Juve fiton Kupën e Italisë, mposht Lazion në finale

20/05/2015 00:00

Pas titullit kampion, Juventusi i Massimiliano Allegrit fiton edhe Kupën e Italisë dhe tashmë i hedh sytë te trofeu i Ligës së Kampioneve, për të arritur rekordin e Interit të Mourinhos.

Skuadra torineze mundi 2-1 Lazion me përmbysje rezultati dhe çon për herë të 10-të në palmaresin e klubit, trofeun e Kupës së Italisë, i dyti për nga rëndësia në futbollin italian.

Lazio e nisi mirë ndeshjen, madje kaloi shumë shpejt në avantazh me Radu, në minutën e 4-t. Kampionët e Italisë rikthyen gjithçka në baraspeshë në minutën e 11-të me Chiellinin.

Gjatë 80 minutave të kohës së rregullt pati një ekuilibër të ndeshjes, duke bërë që gjithçka të shkonte drejt shtesave.

Protagonisti i këtyre 30 minutave ishte Matri, i cili u tregua vendimtar në minutën e 97, që mposhti Etrit Berishën për 2-1.

Kjo është hera e tretë për klubin torinoz që fiton në të njëjtin sezon edhe titullin kampion edhe Kupën e Italisë.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA