Vajza 14-vjeçare e Kim Jong-un në krah të të atit, shtohen spekulimet se do të trashëgojë pushtetin
Forcat algjeriane të sigurisë kanë ekzekutuar 21 ekstremistë islamikë, të cilët dyshohej se do të kryenin sulme terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i ushtrisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, ekstremistët ishin në një zonë rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i vendit. Policia gjeti kallashnikovë, tre raketahedhës dhe dhjetëra bomba.
Zyrtari i ushtrisë, i cili foli në kushte anonimati, konfirmoi se forcat e sigurisë kanë arrestuar dy persona të tjerë, ndërsa personat e ekzekutuar i cilësoi si ‘terroristë’.
Ky është cilësuar si operacioni më i rëndësishëm kundër terrorizmit në Algjeri gjatë kohëve të fundit. Ndërsa militantë të Al Kaeda-s në Magreb kanë ndërmarrë sulme sporadike në lindje të Algjerit, kryeqytetit të Algjerisë.
Sulmi i fundit në Algjeri, i cili u mor përsipër nga militantët e Al Kaedas ka ndodhur në 2013 në një fabrikë, ku mbetën të vrarë rreth 40 persona të cilët ishin marrë peng më herët. Shumica e viktimave në atë sulm ishin shtetas të huaj. Ndërsa në 2007 anëtarë të Al Kaeda-s ishin autorë të sulmit me bomba në zyrat e OKB-së në Algjer, ku mbetën të vrarë 17 persona, pjesë e stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, për operacionin e së martës ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare të ushtrisë.
Top Channel