Belgjikë, 7 gra dënohen për bashkëpunim me ISIS

19/05/2015 00:00

Pasi ka zbardhur identitetin e tyre, një gjykatë belge ka marrë vendimin për të dënuar me burg 7gra.

Ato mbështesin Shtetin Islamik me fonde nga organizatat, si edhe radikalizojnë vajza të reja që të shkojnë në Siri për t’u bashkuar në radhët e kalifatit dhe të martohen me luftëtarë të organizatës militante.

Pesë nga gratë janë belge, një holandeze, ndërsa një tjetër marokene. Në mungesë të tyre në sallën e gjyqit, sepse ato ndodhen në batalionet e tyre në Siri, gjyqtarët vendosën t’i dënonin me 5 vite burg. Ndërsa në muajin shkurt, 45 burra u paraqiten para gjykatës të akuzuar si pjesë e një organizate terroriste.

Top Channel