Tenis, Djokovic fiton Mastersin e Romës

18/05/2015 00:00

Novak Djokovic fitoi edhe Mastersin 1000 të Romës. Tenisti serb mposhti në finale zviceranin Roger Federer në dy sete, me rezultatin 6-4 dhe 6-3. Ndeshja zgjati 1 orë e 15 minuta.

Ky trofe i shtohet atyre që Djokovic ka fituar në Australi, Indian Wells, Miami, Montekarlo dhe Romë, të gjitha gjatë këtij viti.

Që nga 28 shkurti, Novak Djokovic nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe numëron 22 takime të fituara radhazi.

Pas një jave do të nisë Grand Slam-i francez i Roland Garros-it, i vetmi turne që serbi ende nuk ka fituar në karrierën e tij të pasur me suksese.

Top Channel