Policia arreston autorin e vrasjes në Kashar

18/05/2015 00:00

Rreth 18 orë pasi vrau babain e vajzës me të cilin kishte qenë i fejuar dy vite me parë dhe plagosi nënën e saj në banesë, policia e kryeqytetit, e ndihmuar dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, arrestoi autorin Altin Aluku, 38 vjeç, nga Kashari.

Burime të policisë thanë se Altin Aluku u kap pranë fshatit Prush, rreth orës 03.20 minuta. Mësohet se gjatë arrestimit, Aluku nuk ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë.
 
Ndërkohë, gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës u arrestua edhe babai i autorit të vrasjes, Skënder Aluku, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 170 fishekë.
 
Altin Aluku vrau mëngjesin e së dielës ish-vjehrrin e tij, Lutfi Xhaferrin, 56 vjeç, dhe plagosi bashkëshorten e tij, Naimen, 55 vjeçe, e cila pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel